Pas lindjes së vajzës, Cardi B gati t’i nënshtrohet operacionit të parë plastik
Reperja e famshme Cardi B duket se nuk është aspak e lumtur me format e reja pas shtatzënisë.
Kanë kaluar vetëm 2 muaj që nga lindja e vogëlushes së saj Kulture dhe reperja është mëse gati për ndërhyrjen e saj të parë. Edhe pse po e ushqen vajzën me gji, 27-vjeçarja ka rrëfyer se shumë shpejt do të bëjë ndërhyrje në gjoksin e saj në mënyrë që ta sjellë atë në formën e mëparëshme.
Ajo ka pranuar se për herë të parë i është nënshtruar kësaj ndërhyrjeje në moshën 19-vjeçare dhe është mëse gati ta bëjë atë sërish. Cardi B u ka kërkuar fansave të mos e gjykojnë për këtë vendim pasi për të është shumë e rëndësishme dhe nuk ka aspak dëshirë të dëgjojë kritika rreth faktit se nuk duhet ta bëjë për shkak se ende e ushqen Kulture me qumësht gjiri.