Sia me bishtaleca, zonjusha më e bukur në ditëlindjen e Joelit

Ai është gëzimi i tyre i parë, i cili i bëri prindër për herë të parë, duke e forcuar edhe më shumë martesën mes tyre.

Joeli, djali i aktorit dhe moderatorit Ermal Mamaqi dhe Amarda Toskës, këtë të diel ka mbushur 5 vjeç.

Për ta bërë sa më të gëzueshme këtë ditë, çifti i njohur organizoi një festë speciale për të voglin e tyre.

Ka qenë Ermali ai që ka publikuar foto nga festa, ku shihet familja e plotë, ndërsa vogëlushja Sia, më e vogla e familjes, qëndron në krahët e të atit.

Të kombinuar dhe në superformë, duhet thënë se familja Mamaqi është për tu pasur zili.

Por në një foto që publikoi më vonë shohim se Sia është rritur aq shumë, bashkë me flokët e saj që janë bërë pët t’i kapurt bishtaleca./Kids’Time/

Share With:
Translate »
1091 Views