Bill Gates dhe Steve Jobs i kanë rritur fëmijët pa pajisje teknologjike – mësim që duhet ta marrim secili
Psikologët vazhdimisht po e kuptojnë se sa të rrezikshëm mund të jenë telefonat smart për trurin e adeoleshentëve.
Hulumtimet tregojnë se rreziku i një studenti të klasës së 8-të për të zhvilluar depresion kërcen në 27% kur ai/ajo i përdor rrjetet sociale.
Sipas edukatorëve Joe Clement dhe Matt Miles, të gjithë duhet të marrim mësim nga dy figurat më të mëdha të teknologjisë – Bill Gates dhe Steve Jobs – të cilët rrallëherë i kanë lejuar fëmijët të luajnë me pajisje teknologjike.
“Çfarë dinë për produktet e tyre këta dy që nuk i lejojnë fëmijët e tyre t’i përdorin ato?” kanë shtruar pyetjen edukatorët.
Përgjigja, sipas një numri të madh hulumtimesh, është fuqia e krijimit të varshmërisë.
Bill Gates besohet se nuk i ka lejuar fëmijët të kenë telefona celularë derisa i kanë mbushur 14 vjet – sot, mosha mesatare kur një fëmijë merr telefon është 10 vjeç.
Ndërkaq Jobs, i cili ka qenë CEO i kompanisë ‘Apple’ kishte zbuluar në një intervistë se fëmijët e tij e kishin pasur të ndaluar t’i përdorin produktet e kompanisë së tij.
“Ne e kufizojmë kohën që fëmijët e shpenzojnë me pajisje teknologjike”, kishte thënë ai.