E fshehën shtatzëninë, por jo më! Bashkëshortja e këngëtarit shqiptar, në pritje të binjakëve

Bashkëshortja e Albatrit Muqiqit ka zbuluar më në fund se është në pritje të ëmbël.

Egzona Muqiqi ka konfirmuar shtatzëninë e dytë përmes disa fotografive të postuara në Instagram, ku shfaqet tepër në formë.

Me sa duket Egzona ka pritur ditën e lindjes për të zbuluar lajmin e bukur, pasi në foto shkruan: Ditëlindja ime!

View this post on Instagram

My Birthday 🤰🏻❤️

A post shared by Albatrit❣Amelia👼🏼 (@egzona.muqiqi) on

Lajmet për shtatzëninë u bënë publike pak ditë më parë, por çifti preferoi të heshtë të paktën deri dje.

Por surpriza nuk mbaron këtu pasi, “Prive” raporton se Egzona është në pritje të binjakëve.

Egzona dhe Albatriti janë prindër të një vajze me emrin Amelia dhe ardhja në jetë e dy fëmijëve të tjerë, do të shtojë familjen e tyre të madhe.

View this post on Instagram

❤️ @albatritmuqiqi

A post shared by Albatrit❣Amelia👼🏼 (@egzona.muqiqi) on

Share With:
Translate »
1799 Views