Gëzim në shtëpinë e Blendi Fevziut, sot duket 3 vite më i ri
Në 3 tetorin e para tre viteve Blendi Fevziu përjetoi sërish emocionin e të bërit prind. Erdhi në jetë vajza e tij e dytë, Alis.
Ndërsa e kishim parë Blendin të ishte shoku më i miri për vajzën e madhe, dalëngadalë, Alis zuri vendin e motrës. Në det, në mal, në shtëpi, të diel e të hënë, Alis është vëmendja e babi Blendit.
Sot, me rastin e ditëlindjes së tretë, bukuroshes Alis, i kanë organizuar një festë në natyrë. Vetë Blendi ka ndarë një foto me të bijën nga festa ku dukshëm portreti i tij reflekton lumturi. Duhet thënë se ai sot dukej 3 vite më i ri pasi ka 3 vite që ushqehet me energji dhe dashuri të re. /Kids’ Time