La partneren pak para se të bëhej baba, moderatori shqiptar deklaratë të fortë për të dhe të birin

Moderatori i njohur dhe mjaft i dashur për shqiptarët sidomos pas pjesëmarrjes në “Dance with me”, Meriton Mjekiqi, në muajin korrik të këtij viti u bë baba për herë të parë.

Pak para lindjes së vogëlushit, ai u përfol në të gjitha mediat për shkak të ndarjes nga partnerja Egesta, e cila do ta bënte baba. Meritoni fshiu të gjitha postimet me të në profilin e Instagram dhe për një kohë të gjatë nuk dha asnjë shenjë se çifti ishin bashkë.

Megjithatë, ai i ka habitur të gjithë kur në profilin e tij në ka publikuar një foto të partneres teksa mban në krahë vogëlushin dhe krahas fotos shkroi “Ju dua”, duke e treguar kështu publikisht dashurinë për ta dhe faktin që tashmë janë bashkë.

Share With:
Translate »
909 Views