Michelle mban gjallë kujtimin e të shoqit: Babi më donte kur askush s’më shihte
Michelle Williams mundohet gjithnjë ta sigurojë të bijën 12-vjeçare, Matilda Rose, se i ati, Heath Ledger, ishte një njeri i jashtëzakonshëm.

Aktorja 37-vjeçare foli gjatë një interviste për “Vanity Fair” për të qenit nënë, për Ledger dhe kujtimin e tij që e mban ende gjallë si dhe për martesën me muzikantin Phil Elverum.
“Gjithnjë i them Matildës: “Babai yt më donte kur të gjithë mendonin se nuk isha e talentuar, e bukur, apo vishesha mirë””.

Ledger ndërroi jetë në vitin 2008, në New York, prej një mbidoze droge, kur Matilda ishte 2 vjeçe. Aktori i ndjerë dhe Williams u shoqëruan për tre vjet bashkë, pasi u njohën në sheshxhirimin e filmit të vitit 2005 “Brokeback Mountain”.
“Të qenit prind i vetëm ka vështirësitë e veta, por jam munduar t’i mësoj Matildës të jetë e lirë të bëjë ato që do, sigurisht brenda normave, sepse aktualisht kam në krah një person, që ka vuajtur po të njëjtën humbje si unë, kur e bija ishte e vogël, që më bën të ndihem e tillë”.