Atletja Blanka krenare për të vëllain: Goli ndaj Realit më emocionoi

Nikola Vlasiç, autori i golit për CSKA Moskën, në fitoren që rusët arritën ndaj Real Madridin në Ligën e Kampionëve, është vëllai i atletes së famshme, Blanka Vlasic.

“Vëllai im i vogël shënoi golin fitues kundër Real Madridit … Unë jam një motër krenare“,-shkruante 34 vjeçarja në “Instagram”.

Vlasic shënoi në minutën e dytë një gol vërtetë të bukur, ndërkohë që rrjeta e tij vlejti 3 pikë, duke i ngjitur rusët në vendin e parë në grupin G, në kuotën e 4 pikëve.


Share With:
Translate »
719 Views