Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të tretë, zgjedhja e emrit paska një histori të bukur

Aktorja e njohur Kate Hudson është bërë nënë për herë të tretë. Lajmin që ka sjellë në jetë një vajzë, Kate e ka postuar edhe në Instagramin e saj përmes një mesazhi të veçantë. Një ditë pas lindjes së vogëlushes, aktorja ka lajmëruar se është shumë e lumtur për anëtaren e re të familjes së saj.

Kate dhe bashkëshorti i saj Dannt Fujikawa vendosën ta quajnë Rani Rose Hudson Fujikawa dhe për këtë kanë një arsye interesante. “Vendosëm ta quajmë vajzën tonë Rani, sipas emrit të gjyshit të saj, Ron Fujikawa. Ron ishte njeriu më i veçantë që na mungon të gjithëve. T’i vendosnim emrin e tij ishte nder për ne”,- shkruan aktorja në postimin e saj në Instagram duke i falënderuar të gjithë për urimet dhe bekimet që i kanë dërguar në këto ditë të lumtura.

View this post on Instagram

She’s here 💕

A post shared by Kate Hudson (@katehudson) on

 

Share With:
Translate »
706 Views