Aktori i famshëm jep lajmin e bukur, së shpejti baba për herë të tretë

Aktori i “50 Hijet e Grey-t”, Jamie Dornan do të bëhet baba për herë të tretë. Bashkëshortja e tij Amelia Warner është në muajt e parë të pritjes së ëmbël dhe gjinia e fëmijës nuk është zbuluar ende. Burime për mediat e huaja tregojnë se çifti prej kohësh po e prisnin këtë lajm dhe më në fund dëshira e madhe ju realizua.

Çifti britanik, që u martua në vitin 2013 në një ceremoni intime dhe janë prindër të dy vajzave, Dulcie 5 vjeç dhe vogëlushes Elva, e cila është vetëm 2 vjeç.

Share With:
Translate »
737 Views