Katër muaj pas humbjes tragjike të vajzës, çifti i famshëm bëhen sërisht prindër

Skiatori amerikan, Bode Miller dhe gruaja e tij, volejbollistja dhe modelja Morgan Beck, në muajin qershor e humbën vajzën 19-muajshe, e cila u mbyt në pishinë.

Çifti tani ka bërë të ditur se janë bërë sërish prindër të një djali. Në një prononcim për revistën People, ata kanë njoftuar se fëmija u ka lindur të premten e shkuar.

Lajmi i gëzuar u ka ardhur vetëm katër muaj pas tragjedisë së madhe familjare.

Në muajin qershor Bode dhe Morgan ishin mysafirë te disa miq të tyre, ndërsa në një aksident, vajza e tyre 19-muajshe është mbytur në pishinë.

Morgan, e cila asokohe ishte shtatzënë, ishte hedhur në pishinë dhe e kishte nxjerrë vajzën nga uji, mirëpo ishte shumë vonë.

Çifti ka edhe një djalë trevjeçar, ndërsa që nga humbja e vajzës janë angazhuar që të ngrenë vetëdijen e njerëzve në lidhje me sigurinë në ujë.

Bode Miller ka edhe dy fëmijë të tjerë nga dy lidhje të ndryshme.

Share With:
Translate »
739 Views