Historia e djalit tim nuk nisi me një test shtatzënie, por me një telefonatë
Isha ulur në verandë dhe po i jepja dorën e fundit një dorëshkrimi, ndërkohë që ra zilja e telefonit. E kuptova nga preksi që ishte një telefonatë nga zyrat e adoptimit. Dora po më dridhej. Burri im dhe unë u martuam në vitin 2010 dhe familjarët tanë bënin shaka duke na thënë se donin shumë fëmijë nga ne. Unë doja katër, kurse Patrick 5. Donin të lindnim, por edhe të adoptonim. Nëse kishte në botë fëmijë që donin një familje, përse të mos ia jepnim një? Ama më parë donim të bënim fëmijën tonë biologjik. Në vjeshtën e 2013-ës vendosëm të bënim një udhëtim të fundit nëpër Evropë, përpara se fëmijët të na pengonin për këto udhëtime të gjata. Dhe ndërkohë provuam të mbetesha shtatzënë, por nuk ndodhi as në Evropë e as kur u kthyem në shtëpi. Sa vinte dhe planet për shumë fëmijë po shndërroheshin në një ëndërr.
Të gjitha këto përpjekje 4-vjeçare kishin kosto dhe ndaj nuk e zgjatëm më. Vendosëm të adoptonim një fëmijë. Plotësuam dokumentat, gjetëm një fëmijë dhe në fund e ëma u tërhoq, siç ndodh shpeshherë. U kthyem mbrapsht dhe vazhduam të qëndronim në pritje. Derisa një ditë zilja ra sërish. Në shtator morëm një telefonatë.
“Ajo është në Florida dhe lind në nëntor. Dëshiron të flasë me ty në telefon”, më tha sekretarja që telefonoi.
Në nëntor ne bëmë valixhet gati për të udhëtuar drejt tij, pasi kishim blerë ca gjërat bebesh. E takuam sapo doli nga dera e ashensorit. Më lejoi ta përqafoja dhe më tha: “Kam shumë frikë”. Ndërkohë që unë do doja të isha të vendin e saj, në atë shtrat spitali duke lindur, ajo nuk do donte të ishte.
Gjithçka shkoi mirë. Lindi dhe na e dha menjëherë djalin në krahë: “Dukeni perfekt të tre”, na tha.
Dhe që nga ajo ditë, ne jemi perfekt të tre. Marrë nga TIP