Një biberon dhuratë për ditëlindje për këngëtaren shqiptare

Këngëtarja shqiptare, Arinda Gjoni mbush sot 20 vjeçe dhe ka marrë urime të ndryshme nga miqtë e saj.

Dhurata dhe shkrimi i shoqes së saj të ngushtë ishte tepër qesharak dhe i pazakontë. Nuk bëhet fjalë për veshje apo aksesorë nga marka të shtrenjta.

Është një biberon fëmijësh, për të cilin Arinda shkruajti se është dhurata që dëshironte duke shtuar se s’do rritej asnjëherë.

Megjithatë ne do të preferonim që biberoni të ishte dhuratë për një krijesë më të vogël se Arinda.

Share With:
Translate »
2211 Views