Vajza e Robie William ngatërron Mbretëreshën me nënën e nuses dhe kjo video s’duhet humbur

Dasma e Princeshës Eugenie me partnerin Jack Brooksbank, ishte tema kryesore në çdo media mbarë botën. E veshur me fustanin e bardhë, mbesa e Mbretëreshës Elisabeth, eci drejt altarit nën shoqërinë e së atit.

Mirëpo “Dailymail” ka arritur të shkëpusë një moment shumë të ëmbël nga dasma, mes nënës së nuses Sarah Ferguson dhe vajzës së vogël të këngëtarit Robbie Williams, Theodora, e cila ishte në mesin e vogëlushëve që ishin shoqëruesit e nuses.

Në shkallët e kështjellës Winsdor, ku u mbajt edhe ceremonia, vogëlushja është shumë kurioze të mësoj se kush është Mbretëresha e Anglisë.

“Ti je Mbretëresha?” – e pyet Theodora, nënën e nuses, Sarah Ferguson.

“Jo” – i përgjigjet ajo.

Por 6-vjeçarja këmbëngul derisa të mësoj se çfarë titulli mban ajo!

“Je princeshë?” – e pyet Theodora, teksa Sarah Ferguson largohet!

Epo nuk ka faj, janë shumë Princa e Princesha dhe është shumë e vështirë t’i memorizojë!

Share With:
Translate »
970 Views