Luana Vjollca tregon se cilën prej motrave do më shumë
Edhe pse është vetë moderatorja e “Shiko Kush Luan” Luana Vjollca në rubrikën e fundit të emisionit “Ndaje ose haje” bëhet gjithmonë pjesë e saj. E vënë në siklet nga pyetjet, por edhe nga ushqimet, bukuroshja e ekranit detyrohet ndonjëherë të përgjigjet për të mos ngrënë ushqime aspak të zakonshme.
Pyetjes tipike shqiptare se cilën nga motrat e do më shumë, Luana nuk e ka shmangur, por i ka dhënë një përgjigje.
“E para në listën e familjes së Luanës është mamaja. E dyta është Lira motra e madhe që jeton në Belgjikë, e treta Seda që jeton edhe ajo jashtë Shqipërisë, ndërsa e fundit Marina”,-është shprehur Luana.

Moderatorja e ka “justifikuar” renditjen duke thënë se dy motrat i ka larg, ndërsa Marinën e sheh përditë. Nga ana tjetër pyetjes se përse nuk flet për jetën e saj private, Luana i ka dhënë një përgjigje, por edhe ka pirë lëngun e limonit të shtrydhur.
“Nuk flas për jetën time private sepse dua të mbetet e tillë”,-ka treguar Luana.
Epo ka të drejtë!