Po ti e kap prej dore vjehrrën si Robbie Williams?
Foton ne Robbie Williams e pamë të gjithë dje. Ndryshe nga shumë zotërinj të tjerë, ai ishte kavalieri i dy zonjave në dasmën e Eugenias. Njerën prej tyre e mbante në të majtë, tjetrën në të djathtë, të dyja kapur prej dore e vetë në mes. Aydan, bashkëshorten e njohim. E nëse ndokush mendoi se zonja në moshë është nëna e tij, gabohet. Ajo është mamaja e Aydas, pra vjehrra e këngëtarit që s`e pati hiç problem të parakalonte dorë për dore me të.

Keni parë ndonjë dhëndër tjetër si ai? /Tiranapost.al