Në pritje për t’u bërë prindër, moderatori shqiptar ka një mesazh special për bashkëshorten
Sapo ora ka shënuar minutat e para të 15 tetorit, Qëndresa, bashkëshortja e Labinot Gashit, e ka ndarë urimin për ditëlindjen e tij me të gjithë miqtë virtualë. Fiks një vit më parë, ajo dhe moderatori i njohur lidhën në martesë dashurinë e tyre të gjatë në praninë e miqve dhe të afërmve.
Ndërsa sot, një vit më pas, çifti janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë. Dhe në këtë periudhë të pritjes së ëmbël, e cila përkon me një ditë shumë të rëndësishme të Labit, mesazhet speciale të të dyve, s’mund të kalojnë pa vëmendje.
E para që e uroi ishte Qëndresa me një mesazh në Instagramin e saj. Mbi një foto të një viti më parë nga dita e tyre e madhe, Qëndresa shkruan: “Afërsia, kujdesi e dashuria jote ndaj nesh na bënë me dije se jemi shumë me fat që je pjesë e jetës sonë. Zemër, ti je kraharori ku mund të qaj, të qesh e të shpreh atë që ndjej në çdo frymëmarrje. Arsyet janë të mëdha për të festuar sot, ditëlindjen tënde bashkë me 1 vit të kurorzimit të dashurisë sonë. Të paça me shëndet e shumë dashuri gjithmonë! E paçim njëri-tjetrin përjetë! Të dua, gëzuar!”
Edhe Labi ia ktheu dashurisë së jetës po me një mesazh unik: “Në data të rëndësishme si kjo e sotmja, në vecanti për mua, e kujtoj se sa me fat jam duke e falënderuar Zotin, për gjithë këta njerëz të mirë që m’i ka dhuruar. Përvec ditëlindjes, sot me Qëndresen po shënojmë njëvjetorin e martesës. E kjo ditë na vjen më e ëmbël e më e veçantë se çdo ditë tjetër. Na mbetet edhe pak kohë kur do t’marrim titullin e shenjtë prindëror, me ardhjen në jetë të vajzës sonë. Për këtë dhuratë të pakrahasueshme dhe gjithçka tjetër, i jam falënderues Qendresës sime.
Faleminderit edhe familjeve tona për gjithë dashurinë, respektin e kujdesin që kanë për ne. U përkulemi përjetë. Faleminderit edhe secilit prej jush që në çfarëdo forme gjeni kohë e fjalë për të më uruar, përshëndetur e përgëzuar cdo ditë, jo vetëm sot. Jemi me fat që çdo ditë e gëzojmë bashkë me ju. E fati na priftë në të mbarë e ditë edhe më të mira s’bashku. Labi ju do’!”