Meghan Markle tregon barkun e rrumbullakosur dhe merr dhuratën e parë për bebin

Meghan Markle ka zbuluar për herë të parë barkun e rrumbullakosur, pas lajmit për shtatzëninë.

Çifti mbretëror ndodhej në Australi për vizita zyrtare dhe Meghan kishte veshur një fustan të bardhë pas trupit të stiluar australiania Karen Gee.

Fustani i “bekuar” shfaqte më qartë barkun dhe jo më kot ishte zgjedhur në këtë ngjyrë dhe model.

Çifti mori dhuratat e para të fëmijës në takimin me Guvernatorin Peter Cosgrove. Ata morën një palë çizme të vogla dhe një kangur prej pellushi.

Në fotografitë e publikuara, duket se ata të dy janë shumë të lumtur.

Në njoftimin zyrtar shkruhej se, Meghan do ta mirëpresë fëmijën e saj të parë në pranverën e 2019-s.

Sipas përllogaritjeve, Meghan duhet të jenë në tremujorin e dytë, pasi mësohet se ka kaluar kontrollin e javës së 12-të. Ata do të bëhen prindër mes muajve mars dhe prill.

Share With:
Translate »
1125 Views