Pas lajmit të shtatzënisë, Meghan Markle zgjedh një hajmali nga Princesha Diana
Në daljen e parë publike, pasi Pallati Mbretëror zbuloi lajmin e shtatzënisë së saj, Meghan Markle i kushtoi vëmendje Princeshës së ndjerë, Diana, duke zgjedhur një aksesor të saj.
Dukesha e Sussex-it u fotografua këtë të hënë me një palë vathë në formë fluturash të Princeshës Diana, pasi zbriti në Sydney, Australi, më 14 tetor, për turneun e saj të parë mbretëror me Princin Harry. Princesha Diana, i kishte vendosur më herët këta vathë gjatë një udhëtimi në Kanada, më 3 maj 1986, vetëm një vit pasi lindi Harry. Një fans shkruan në llogaritë sociale “Pasqura e Meghanit”, duke iu referuar vathëve që Meghan mbante në vesh.

Fansat gjithashtu kanë vënë në dukje se Meghan është fotografuar edhe me një byzylyk të artë të Dianës. Princesha e ndjerë e mbajti këtë aksesor kur vizitoi Qendrën e “Lord Gage”, në Newham, në lindje të Londrës, më 1990.
Meghan dukej shumë bukur në një fustan të bardhë pa mëngë nga dizajnerja australiane Karen Gee.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Meghan vishet apo zgjedh aksesorë të ngjashëm me Princeshë Dianën. Edhe gjatë fejesës, Meghan mbante unazën e akuarinit të Princeshës Diana në dorën e djathtë. Ajo e shoqëroi unazën me një veshje të mahnitshme mëndafshi Stella Mccartney. Diana kishte veshur unazën smerald në një ankand të veshjeve të saj në Christie’s, në 1997.

Meghan Markle vendos një palë vathë fluturash të Princeshës Diana, ndërsa ndodhet në Sydney, Australi, pas mbërritjes të dielën, më 14 tetor 2018, si pjesë e turneut të saj të parë mbretëror me Princin Harry.

Lajmi i shtatzënisë vjen plot 5 muaj pas dasmës së bujshme të çiftit mbretëror që mori vëmendjen e të gjithë botës, më 19 maj.