Këto foto gazmore tregojnë se princ Harry do të jetë një baba i mrekullueshëm
Tashmë është zyrtare, princ Harry dhe dukesha Meghan do të bëhen shumë shpejt prindër. Harry e ka treguar shpesh që ka një kimi shumë të mirë me fëmijët dhe me siguri do të jetë një baba i mrekullueshëm dhe shumë i përkushtuar. Por, ndërkohë që do të na duhet të presim disa kohë, derisa ta shohim princin teksa mban në krahë dhe luan me fëmijën e tij, mund të argëtohemi me disa nga fotot më të bukura të atij me fëmijët.
Reagimi i princit ishte epik, kur kjo vogëlushe po i hante fshehurazi kokoshkat

Më mirë shihni videon:
Atij i pëlqen të bëjë fytyra qesharake

Çfarë ju thamë?

Ky vogëlush e kapi nga flokët dukeshën dhe Harry i tha dy fjalë për ta vënë në sedër. Me sa duket ia ka dalë

Të dy duken se po argëtohen nga gudulisja, por Harry pak më shumë

Harry dhe fëmijët luajnë me flluska

Ky fëmijë mban në dorë një pankartë, ku shkruhet: “Ruaj qetësinë, xhinxheri është erëza e jetës”. Nuk kishte se si Harry të mos ndalonte dhe të përshëndeste një flokë-xhinxher si ai vetë

Harry duket shumë i lumtur teksa mban në krahë një fëmijë, gjatë një turi në Kili dhe Brazil.

Sërish në të njëtjën ditë, kur me sa duket princi ka kaluar një kohë të mrekullueshme duke u argëtuar me fëmijët.
