Cardi B nuk e nxjerr vajzën në publik se ka frikë nga njerëzit

Reperja Cardi B ka vetëm pak kohë që është bërë nënë e vajzës Kulture me të dashurin e saj Offset. Ajo tregon se është aq e lumtur nga vajza e saj, sa është gati të bëjë fëmijë sërish.

Në intervistën për Jimmy Kimmel, ajo iu përgjigj pyetjes nëse e shijon faktin e të qenit nënë e famshme me një argument tepër serioz.

 “Jo nuk është. Janë disa gjëra që dua të bëj me vajzën time, si të shkoj në plazh, të dal në rrugë me të, por nuk e di se kush është pranë meje. Nuk e di se cfarë qëllimesh kanë njerëzit rreth meje. Nuk dua ta nxjerr vajzën në publik tani sepse nuk jam psikologjikisht gati. Dua të bëj gjëra normale me vajzën time, por tani duhet ta mbaj tepër të sigurtë brenda”, tha Cardi B.

Kujtojmë se Cardi B pati një debat me rivalen Nicki Minaj për shkak të vajzës. Thuhet se Nicki filloi ta ofendonte për mënyrën se si kujdeset për të bijën dhe Cardi nuk e priti mirë, prandaj e goditi me këpucë. Kjo ngjarje ndodhi para disa muajsh në prapaskenën e Harper Baazar.

Share With:
Translate »
764 Views