Visi publikon foton romantike me Lorin në prehër dhe reagimi i motrave të saj është i paparë

Vis Bajraktari ka zgjedhur ta urojë partneren e tij Lori për ditëlindje, me një dedikim mjaft romantik në Instagram.

Në përgjithësi Lori dhe Visi janë një çift shumë diskret dhe rrallë herë shohim postime për njëri-tjetrin në profilet e tyre përkatëse në Instagram.

Por ky i fundit i ka thyer të gjitha pritshmëritë dhe këtë e kanë vënë re edhe dy motrat e Lorit, Sara dhe Redia, të cilat nuk mund të mos rrinin pa komentuar.

Teksa publikon një foto ku shfaqet duke mbajtur Lorin në prehër, Visi shkruan:

“Zemra më shkon lart e poshtë kur të shoh!”

Pas këtij dedikimi romantik për ditëlindjen e fashionistes, kanë reaguar edhe Sara me Redian:

“Shi Visi shi”, shkruan Sara ndërsa Redia shton: “Këto vajza janë kaq të kripura sepse ajo është shumë e ëmbël”.

Lori feston sot 25-vjetorin dhe ditëlindja e ka gjetur shumë larg Shqipërisë, në Londër.

Share With:
Translate »
1001 Views