Ornella Mutti dhe e bija kërkojnë nënshtetësinë ruse
Naike Rivelli, vajza e aktores Ornella Muti, i tha RIA Novosti se ajo dhe nëna e saj po aplikojnë për shtetësi ruse.
“Ne po aplikojmë për shtetësi ruse për t’u ndjerë vërtet si në shtëpi…Ne kemi rrënjë ruse dhe nuk mund ta mohojmë origjinën tonë, familjen dhe miqtë tanë”, tha këngëtarja.
“Shumë italianë e duan Rusinë, njerëzit që jetojnë atje dhe kulturën e vendit.Italianët që e njohin historinë e saj nuk i harrojnë kurrë ngjarjet e saj… Edhe gjatë pandemisë së koronavirusit, rusët na kanë mbështetur gjithmonë”, shtoi Rivelli.
