‘Zgjohem në mes të natës’, Meghan Markle ka përkufizimin më të sinqertë për shtatzëninë
Meghan Markle ka folur për herë të parë për shtatzëninë dhe ndjesitë që i shkakton kjo pritje e ëmbël. Gjatë turit në Australi, teksa vizitonin plazhin Bondi së bashku me princin Harry, ajo i tregoi Charlotte Connell, e cila gjithashtu po prite një fëmijë se shtazënia është si një “Jet lag”.
Po çfarë do të thotë “jat lag”?
Një lodhje ekstreme dhe efekte të tjera fizike që i shkaktohen një njëri që udhëton për një kohë të gjatë në zona të ndryshme. Pra për Meghan, ky është përkufizimi i shtatzënisë. Dukesha e Sussex ka treguar gjithashtu se çfarë bën kur zgjohet në orën 04:30 të mëngjesit.

“Zgjohem në orën 04:30 të mëngjesit dhe bëj joga në dhomë sepse nuk mund të fle”,-ka treguar ish-aktorja.
Meghan ka qenë gjithmonë një praktikuese e jogas, duke qenë se mamaja e saj Doria Ragland është instruktore joge në Los Angeles.
