Mëngjesi i vonë i Amit, bashkë me Sian shijojnë diellin e tetorit

Në mars të këtij viti moderatorja Amarda Toska solli në jetë fëmijën e saj të dytë. Pas Joelit, ajo lindi një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Sia. Vogëlushja tashmë është 7 muajshe dhe prindërit kanë vendosur që imazhin e saj të mos e bëjnë pjesë të mediave dhe rrjeteve sociale. Megjithatë nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’ Ami dhe Ermali publikojnë shpesh foto të momenteve të ëmbla që kalojnë me të. Këtë gjë ka bërë edhe Ami sot. Nëpërmjet fotove  në ‘Instastory’ ajo tregon se këtë mëngjes, dy vajzat e familjes  janë zgjuar me vonesë. Menjëherë sapo janë zgjuar ato kanë dalë për të nisur ditën me energji, teksa shijojnë edhe diellin e ngrohtë të tetorit./

Share With:
Translate »
790 Views