Një dhuratë për Kajan, lali Eri dukej shumë i lumtur si një baba i ri
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bënë prindër të një djali, më 6 tetor të këtij viti. Vogëlushi i quajtur Kajan i ka dhënë një tjetër kuptim jetës së prindërve të tij dhe këtë na e tregoi qartë vetë Ajola me një mesazh prekës mbrëmjen e djeshme.
Ndërkohë që dhuratat për të birin duhet të jenë të shumta, lali Eri ka ndarë me ne njërën prej tyre. Ai ka qenë në qendrën sociale komunitare “Gonxhe Bojaxhiu”, ku ka shërbyer një vakt për qytetarët, së bashku me disa personazhe të tjerë publikë. Mes fotove të postuara nga kjo ditë, kryebashkiaku ka ndarë me ndjekësit edhe një dhuratë që i është bërë për djalin e sapoardhur në jetë, një palë papuçe të thurura ngjyrë blu me një fjongo të bardhë. Duhet të themi që ai dukej i lumtur teksa shihte dhuratën!
