Pas të ëmës, edhe babai i Stresit shpërthen në akuza të forta para nisjes së gjyqit

Pas arrestimit të bujshëm dy ditëve më parë, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi do të dal ditën e sotme përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Ndërkohë nëna e tij ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të këngëtarit. Ajo shpërtheu në akuza të forta dhe rrëfeu se gjithçka është hakmarrje, pasi bashkëshorti i saj paditi Taulant Ballën.

“Padia që i bëri bashkëshortit im, zotit Taulant Balla, menjëherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra është një hakmarrje 24 orëshe.”- është shprehur ajo në një rrëfim për ‘Panoramën’.

Mirëpo përveç saj pak para nisjes së seancës gjyqësore ka reaguar edhe babai i Stresit, Sali Lushaj, i cili  është shprehur se çdo gjë është shpifje dhe hakmarrje që i erdhi brenda 12 orësh.

“Përshëndetje Miq !Besoi po shikoni e ndigjoni ca përralla qe na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy dite qe ky pushtet po merret me djalin tim Stresi .Cdo gje e sajuar . cdo gje e pregatitur nga mllefi qe u terbuan qe une i bera Balles nje padi ne gjykate. Keta filluan te hakemerren brenda 12 oresh.Aspak e vertete se qenka grup kriminal .Nje shpifje e felliqur. Askush nuk eshte ndaluar tjeter e sdo te dale ne kte loje te felliqur e te pregatitur. Grup kriminal i madh shume pa asnje tjeter. Por ne kurre sdo te mund te na thyejne e te na perkulin para keti regjimi te flliqur. NE KEMI DUART E KY REGJIM KA HEKURAT .KURRE SDO ME MPOSHTIN MUA E AS FAMILJEN TIME.VETEM DUA TI THEM DJALIT TIM MOS U DOREZO PARA KETYRE FALANGAVE SE JEMI TE FORTE. KENGA QE KE KENDUAR MOS U DOREZO KJO ESHTE .TI PER MUA JE GJEJA ME E SHTREJTE SE LINDE NE INTERNIM DHE ME GJITHE ATO VUAJTJE SMU NDAVE NGA BINDJET E MIA POR ME MBESHTETE DERI NE KTO MOMENTE . DhE NE DO TE MBESHTESIM E DO JEMI ME TY. TE DUAM FORT.”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Share With:
Translate »
1101 Views