Lionel Messi një “legjendë” edhe jashtë fushës

Lionel Messi është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe shembull për miliona persona. Ylli i ekipit të Barcelonës falë fondacionit të tij “Leo Messi Foundation” arriti të mblidhte 26.4 milionë paund, ku vetë dhuroi 2.37 milionë, për të ndihmuar në luftimin e kancerit tek fëmijët në Spanjë.

Një apel për mbledhjen e fondeve filloi vitin e kaluar duke vendosur gurin e parë në shumën më të madhe në financimin publik në historinë e Spanjës, për të ndihmuar në financimin e punëve ndërtimore. Dhurimi i Messit do të thotë se arriti në objektivin prej 26.4 milionë paundësh , duke hapur rrugën për zhvillimin e qendrës më të madhe të onkologjisë së fëmijëve në Europë.

 

Pasi të përfundojë, do të jetë në gjendje të kujdeset dhe të trajtojë 400 pacientë në vit. “Me këtë iniciativë, ne vazhdojmë të luftojmë kundër sëmundjes mizore që është kanceri”, deklaroi Messi.

Share With:
Translate »
581 Views