Autobusi del nga rruga, shpëtojnë mrekullisht babë e bir
Jetë gjati nuk bëhet jetë shkurtër. Babë e bir i kanë shpëtuar mrekullisht një aksidenti, që ka ndodhur pranë kthesës së Kamzës.
Sipas policisë, një urban i linjës Tiranë-Kamës, ka dalë nga rrugë për shkak të jë defekti teknik.
Në trotuar kanë qenë duke ecur 2 persona, baba e bir. Mësohet se autobusi ka goditur djalin, por fatmirësisht është në spital jashtë rrezikut për jetën.
Siç duket nga foto e siguruara nga Gazeta Shqiptare, pas devijimit autobusi është përplasur me murin e një banese.
