Ditë e shënuar për Rezin dhe Ermalin, festa ka nisur me premtime të përjetshme

Në familjen e Rezartës dhe Ermalit sot ka festë! Në ditëlindjen jubilare të Herës, vajzës së tyre, me siguri që janë menduar shumë detaje në pjesën e organizimit, surprizave, dhuratave dhe gjithçka tjetër që e bën të voglën të ndihet si një princeshë e vërtetë.

Por, asgjë më shumë nuk merr vlerë në këtë ditë speciale se fjalët e zemrës dhe dedikimet e ndjera për fëmijën, dhe këtë gjë Rezarta na e ka vërtetuar herë pas here përmes postimesh të ndryshme, në foto e video.

Kështu, në pesë vjetorin e ditëlindjes së Herës, ajo ka zgjedhur një kompozim fotosh dhe disa fjalë zemre: “Nuk do të doja asgjë më shumë në 5-vjetorin tënd të lindjes. Faleminderit princeshë e vockël që zgjodhe të jemi prindërit e tu. Do mundohemi me të gjitha forcat tona të të bëjmë më të lumturën në botë dhe të të mos zhgënjejmë asnjëherë. Të duam në infinit mami dhe babi”, ka cilësuar Rezi në postimin e saj të fundit në instastory.

Dhe festa, sapo ka filluar në familjen e tyre! Të tjera surpriza dhe momente të veçanta e presin gjatë ditës të voglën Herës! Shumë urime për të!

Share With:
Translate »
799 Views