‘Sa shumë më mungon’, Kida përlot me dedikimin për gjyshen që iu nda nga jeta
Këngëtarja shumë e dashur nga publiku dhe shumë e suksesshme, Kida muajin e kaluar humbi njeriun më të shtrenjtë, gjyshen e cila e ka rritur. Ndarja nga jeta e saj la një dhimbje shumë të madhe për Kidën e cila e shpreh shpesh me postimet e saj në Instagram.

Ditën e sotme këngëtarja ka postuar në Instastory një video të gjyshes dhe shkruan se i mungon shumë.

“Një muaj pa ty Nana, më mungon fytyra jote e bukur, më mungon gjithçka e jotja. Mendja ime më thotë se tani je në një vend të mahnitshëm. Ti e di sa shumë të dua por ndoshta nuk e di sa shumë më mungon’’, shkruan Kida.

Kujtojmë që e ftuar në emision pak ditë më parë Kida u përlot teksa fliste për gjyshen. “Gjyshen e kam thirrur nënë. Ajo më ka rritur. Kam pasur një përkrahje shumë të madhe nga ajo që prej fillimit. Ka qenë një person që më ka suportuar shumë. Ka qenë një nga njerëzit që më ka mësuar shumë gjatë jetës dhe më ka bërë të ndihem mirë, si të gjithë gjyshet”, tha Kida.
