E ëma e Demi Lovato-s flet për herë të parë për gjendjen e së bijës: Mendova se ndërroi jetë
Para më shumë se 3 mujash, Demi Lovato u shtrua me urgjencë në spital dhe ishte në gjendje kritike per jetën për shkak të mbidozës. Pasi shpëtoi për mrekulli, ajo u shtrua në një qendër rehabilitimi, ku po shërohet nga varësia ndaj drogës. E ëma e këngëtares, Dianna De La Garza, e ftuar në një emision televiziv ka folur për herë të parë lidhur me këtë çështje. Ajo është shprehur se e ka marrë vesh nëpërmjet mesazheve të njëpasnjëshme që po i vinin nga të njohurit e saj që i shkruanin: “Sapo e pamë në lajme dhe na vjen shumë keq. Po lutemi për Demi-n“. Në atë moment ajo ka treguar se mendoi se e bija i kishte vdekur në një aksident automobilistik, por, pasi mori vesh çfarë kishte ndodhur shkoi menjëherë pranë saj.

“Është shumë e vështirë për mua të flas për këtë gjë. Kur e kujtoj atë moment filloj të dridhem. Kur shkova pranë saj, ajo nuk dukej aspak mirë. Sot Demi është duke e marrë veten dhe kjo falë lutjeve dhe besimit te saj, por edhe falë mbështetjes së fansave dhe njerëzve që e duan“, -është shprehur Dianna.

Po ashtu, ajo ka treguar se sot Demi ështe e lumtur, e shëndetshme dhe duke e marrë veten nga varësia ndaj drogës, falë ndihmës që po merr.