Binjaket që guxuan më shumë këtë Halloween, me kostumet e Meghan Markle dhe Mbretëreshës Elizabeth

Periudha mes martesës së Meghan Markle dhe Prince Harry në maj deri në lajmin e shtatzënisë në tetor, ka qenë një kohë e mbushur me shumë lajme të bukura nga Pallati Mbretëror, kështu që nuk kishim asnjë dyshim që njerëzit do të krijonin kostumet e tyre këtë Halloween. Por nuk kishim parashikuar që kostumet më të mira do të vinin nga dy fëmijë parashkollorë.

Binjakët trevjeçare Emma dhe Mila Stauffer u veshën si Meghan dhe Mbretëresha Elizabeth për festën e 31 tetorit dhe, sinqerisht, ngjashmëria mund të përshkruhet vetëm si e çuditshme. Ato të dyja, jo vetëm që janë shumë të ngjashme, por kanë bërë edhe të gjithë rrjetin të flasë për to.

View this post on Instagram

My royal Hineys!!👸🏻👑

A post shared by Stauffer Family (@kcstauffer) on

Binjaket simpatike janë veshur perfekt si Dukesha e Sussex-it dhe Mbretëresha e Anglisë në ditën e dasmës së çiftit mbretëror. Mila ka veshur një fustan të bardhë i cili e tregon fiks si Meghan, madje edhe modelin e ka kopjuar gati njëlloj si ajo. Ndërkohë, Emma mban një veshje të ndritshme të gjelbër me një kapelë të zbukuruar me pendë të purpurt, dorashka të bardha, karficë dhe parukë kaçurrelash të bardhë si Mbretëresha. Oh, edhe ajo duket si një kopje ideale e pamjes që Mbretëresha kishte ditën e dasmës, pas largimit nga ceremonia.

Mila dhe Emma janë bërë të famshme në internet ditët e fundit, falë faktit që nëna e tyre, Katie, ka ndarë fotografi dhe video të admirueshme në Instagram. Para të gjitha veshjeve dhe kostumeve të këtij viti të Halloëeen, shikoni këto binjake si Meghan dhe Queen Elizabeth në të gjithë lavdinë e tyre mbretërore dhe kuptoni sa e çuditshme është ngjashmëria e tyre.

Share With:
Translate »
723 Views