Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Diane Kruger ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me partnerin Norman Reedus. Çifti ka zgjedhur ta përjetojë këtë moment magjik me familjen dhe ende nuk kanë bërë një deklaratë për mediat dhe fansat, ndërsa lajmi u mësua nga burime për “Us Weekly”.

Ende nuk janë bërë të ditur gjinia e bebit dhe emri, ndërsa presim se do të bëhen aq zëmermirë dhe do e ndajnë këtë informacion me botën.

Bebi është fëmija i parë për Kruger, ndërkohë që Reedus është baba i një 19-vjeçari, Mingus Lucien, nga lidhja e tij me ish-partneren Helena Christensen.

Aktorja nuk e pranoi asnjëherë pritjen e ëmbël në media, derisa u fotografua në rrugë me barkun e rrumbullakosur.

Share With:
Translate »
677 Views