Si i thërret princi George gjyshit të tij, princit Charles

Familja mbretërore angleze është shumë e ndjekur në gjithë botën, kryesisht për jetesën, stilin dhe të veçantat që kanë. Shpesh në qendër të mediave vihen dy Dukeshat, Markle dhe Middleton por kësaj radhe do flasim për princin e vogël, George.

George është fëmija i madh i Dukes dhe Dukeshës së Kembrixhit, Williamit dhe Kate Middleton. Por ai është ende i vogël në moshë dhe si i tillëi lejohen edhe disa ‘llastime’, megjithëse rriten me rregullat strikte të mbretërisë.

“Dailymail” shkruan se Princi George dhe Princesha Charlotte kanë një pseudonim të veçantë për gjyshin e tyre.

Dy të vegjlitt e familjes mbretërore nuk i thërrasin as ‘gjyshi’ dhe as  ‘Princi Charles’  por kanë zgjedhur ta quajnë “Gjyshi i Wales”. Kjo ka të bëjë me faktin se Charles quhet ndryshe edhe si, Princi i Wales!

Nga ana tjetër, edhe  Mbretëresha e Anglisë Elisabeth II, e quante gjyshin e saj, George V,  “Gjyshi i Anglisë”. Pra, duket se qenka traditë në familje.

Në pranverën e 2019-ës, Princi Charles do të bëhet gjysh për të katërtën herë, pasi Meghan dhe Harry do bëhen prindër për herë të parë.

Share With:
Translate »
781 Views