Si t’i mësosh fëmijës të mbajë gojën në publik
Duhet thënë se fëmijët e kanë zakon të tregojnë në publik çdo gjë që dëgjojnë nga më të rriturit dhe kjo është diçka që vjen si pasojë e entuziazmit të tyre. Por shpeshherë ky entuziazëm është ai që u prish punë prindërve, që nuk duan që bisedat familjare t’i marrë vesh e gjithë bota.
Në këtë artikull po ju tregojmë si t’i mësoni fëmijës tuaj të mbajë gojën, pa qenë nevoja t’i bëni lajka.
Jepini leksione
Filloni duke i shpjeguar të voglit me fjalë të thjeshta kuptimin e diçkaje personale. Ilustrojani me shembuj dhe në fund shpërblejeni. Keështu ai do të kuptojë rëndësinë e ruajtjes së një sekreti të mirë.
Tregohuni të kuptueshëm
Nuk është nevoja t’ja ilustroni mësimin në fjalë me situata nga jeta juaj. Ndonjëherë është më mirë t’ja shpjegoni gjërat duke u nisur nga perspektiva e tij.
Bëni kujdes
Sigurisht, ju nuk mund të bëni në sy të fëmijëve çfarëdolloj bisede. Nëse nuk doni që biseda në fjalë të dalë nga goja e fëmijës atëherë mos flisni për gjëra delikate në prezencën e tij.