Në pritje të ëmbël: Kemal dhe bashkëshortja e tij zbulojnë gjininë e fëmijës
Në shtator mediat turke zbuluan lajmin se aktori i njohur turk Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evçen do bëhen prindër për herë të parë. Lajmi i kishte gëzuar çiftin aq shumë sa kishin qarë dhe menjëherë kishin lajmëruar të afërmit.

Gjatë kësaj kohe Fahriye është treguar e kujdesshme dhe është shfaqur shumë rrallë në publik, në mënyrë që mos të fotografohet me barkun e rrumbullakosur.

Çifti po tregohen të kujdesshëm të mos zbulojnë detaje të tjera, por sërish nga të afërmit e tyre mediat turke kanë zbuluar se çifti do bëhen me një djalë.
