Prindërit shpenzojnë paratë e vajzës së sëmurë për jetë luksoze
Një çift në Spanjë, i cili mori shuma të mëdha parash për të shpëtuar jetën e vajzës së tyre të sëmurë, është burgosur për përdorimin e parave për të siguruar jetesën e tyre në vend.
Fernando Blanco dhe gruaja e tij Margarita Garau u shfaqën në media për të kërkuar fonde për shpëtimin e vajzës së tyre që kishte nevojë për trajtim në ShBA.
Ata mblodhën më shumë se 420 mijë euro për trajtimin e supozuar, të cilat nuk u gjetën.
Pothuajse të gjitha paratë nga fondet janë shpenzuar për sendet dhe jetën luksoze të prindërve.
Vetëm 20 mijë euro nga paratë e mbledhura u përdorën për shpenzime mjekësore dhe për përdorime të tjera të justifikuara, zbuloi gjykata.