‘Do të prezantoj me Zahon’, Rama viziton familjen e VARFËR, çfarë i premtoi
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video të bërë gjatë vizitës së tij në familjen e Vullnet Shabajt në Postribë të Shkodrës.
I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu, Rama vizitoi 7 fëmijët e kësaj familjeje që jeton në kushte të mjerueshme por në në shkollë janë me rezultate të larta.
Ai u ndal pak më tej, tek vajza 4-vjeçare e familjes, tek Aishja të cilës Rama i tha se do e prezantojë me djalin e tij Zaho.
‘Qenke sa Zaho, shoqe e Zahos, do të prezantoj me Zahon”, u shpreh Rama.
Kreyministri Rama i premtoi kësaj familje një banesë të re si dhe një punë për kryefamiljarin e familjes.
MIRËMËNGJES 😊 dhe me mbresën fantastike të këtyre fëmijëve, që në varfëri të thellë shkëlqejnë në shkollë, ju uroj një fundjavë të qetë
Posted by Edi Rama on Friday, November 9, 2018