Prindër e fëmijë VIP, ngjashmëri të jashtëzakonshme
Në kinema e televizion ka artistë tepër të talentuar që kanë angazhuar dhe fëmijët e tyre në të njëjtin profesion. Por, përveç talentit nga të dyja palët, ka dhe një tjetër veçori që i bënë më të veçantë, ngjashmëria e madhe me prindërit. Ja disa shembuj mahnitës të VIP-ave:
Kirk e Michael Douglas

Kirk, 102 vjeç, dhe Michael Douglas, 74 vjeç, janë dyshja babë e bir më e famshme e Hollwood-it me një ngjashmëri mahnitëse. Ngjashmëria më e madhe mes tyre dallohet te Michael në filmin “The War of the Roses”, (1989), thuajse identik me të atin Kirk kur luante Spartakun në vitin 1960. Të dy kishin të njëjtën moshë kur janë xhiruar filmat.
Tom e Colin Hanks

Edhe Tom e Colin Hanks janë thuajse dy pika uji. Colin, i lindur nga martesa e Hanks me Samantha Lewes, e cila ndërroi jetë në vitin 2002, ka ndjekur hapat e të atit, duke aktruar në kinema e televizion.
Lisa Bonet e Zoë Kravitz

E bija e Lisa Bonet dhe Lenny Kravitz vendosi pak javë më parë të nderonte të ëmën, duke realizuar të njëjtën pozë seksi në kopertinën e revistës “Rolling Stone”, si Lisa në vitin 1988, pa asnjë veshje në trup. Ngjashmëria është mbresëlënëse.
Al Bano e Yari Carrisi

Edhe Yari, i lindur nga martesa e Al Bano me Romina Power, është një fëmijë arti që ka ndjekur gjurmët e prindërve. Është një këngëtar, ndonëse jo aq i njohur nga i ati dhe ëma, që ende sot vijojnë me koncertet, por tani vetëm si çift skenik, jo dhe në jetë.
Will e Jaden Smith

Sa më shumë rritet Jaden Smith aq më shumë i ngjason të atit në kohën e “The fresh prince of Bel Air”. Që i vogël ka aktruar, madje edhe së bashku me të atin në “The Pursuit of Happyness”, (2006), dhe më pas si protagonist në ribërjen e filmit “Karate Kid”, në vitin 2010. Por, ashtu si i ati, është edhe këngëtar.