Në mes të xhirimeve të klipit Elitën e zë nepsi i shtatzanisë

Thuhet se gratë shtatzëna kanë shumë neps. Disa kanë më shumë, ndërsa të tjerat mund ta kalojnë shtatzëninë edhe pa asnjë kërkesë të veçantë. Ky grupi i dytë është paksa i rrallë. Gjithsesi, Elita Rudi bën pjesë në grupin e parë të vajzave që kanë shumë neps gjatë shtatzënisë.

Dhe kush i vuan pasojat e këtij nepsi? Gjiko sigurisht! Në mes të gjumit më të mirë të Gjikos, Elita ka neps për shalqi. Gjiko zgjohet nga gjumi dhe me shumë lutje i kërkon veç edhe 5 minuta të flejë dhe pastaj do ta bëjë vetë shalqinin. Elita duket sikur bindet, por krahas kësaj video komike ajo shkruar se Gjiko shumë po vuan me të. Epo Gjiko duhet të durojë edhe disa ditë…

https://www.instagram.com/p/BqF2k8vgBNl/

Share With:
Translate »
661 Views