Djali i aktorit dhe këngëtarit të famshëm deklaroi se është gay

Jaden Smith, djali i Will Smith dhe Jada Pinkett, deklaroi se është gay gjatë një evenimenti në Los Angeles. Në skenën e evenimentit “Camp Flog Gnaw Carnival”, Jaden tha duke folur për mikpritësin e mbrëmjes, raperin Tyler: “Unë dua t’ju them se çfarë nuk dëshiron Tyler, por është i dashuri im dhe ka qenë për gjithë jetën time“.

Në vitin 2017, Jaden krijoji këngën “Flower Boy” (Djali Lule), ku teksti i saj dukej sikur konfirmonte homoseksualitetin e artistit dhe në këngën “I Ain’t Got”, reperi Tyler deklaronte: “Kam puthur djem të bardhë që nga viti 2004”.

 

Share With:
Translate »
670 Views