Çun Lajçi promovon librin për Bubulinën në përvjetorin e saj të ndarjes nga jeta
Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi shumë shpejt do të sjellë librin e tij më të ri, por ky libër nuk është i zakonshëm për të.
Mes dhimbjes për vajzën e humbur ai sjellë librin me vargjet më të ndjerë që dora i ka shkruar ndonjëherë.
“Bubulinë, ti letër e palexume” titullohet libri i cili do të shpalosë dhimbjen e babait për të bijën e humbur.
Libri përbëhet me letra kujtimesh për humbjen e vajzës – Bubulinën dhe vjen pikërisht në përvjetorin e e nfarjes së saj nga jeta , më 20 nëntor në ora 12:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.