Sherri mes adoleshenteve, pasojat… nuk mund të ketë më fëmijë

Një nxënëse është rrahur aq keq sa në të ardhmen mund të mos ketë më fëmijë. Në këtë konkluzion kanë dalë mjekët, pasi pacientja e tyre është rrahur nga disa adoleshentë. Vajza është “joshur” nga një djalë, për të cilin thuhej se kishte pëlqim. Ai e ka thirrur për të bërë një ecje, në një zonë të pabanuar dhe më pas është rrahur në mënyrë barbare nga moshataret e saja të moshës 13 deri në 14 vjeç.

Sherri është filmuar nga vetë të rinjtë. Adoleshentet e kanë goditur disa herë në kokë, e kanë shtrirë në tokë dhe më pas e kanë gjuajtur me shkelma në bark dhe fytyrë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Mineralnye Vody në rajonin veriperëndimor të Rusisë.

Një zëdhënës i policisë tha se i ka marrë në pyetje të gjithë të rinjtë për të mësuar shkaqet e ngjarjes.

Share With:
Translate »
637 Views