Ish-futbollisti në qiellin e shtatë, bëhet baba në moshën 48-vjeçare
Ish-futbollisti italian Christian Vieri dhe bashkëshortja e tij Costanza Caracciolo mirëpritën në jetë një vajzë të pagëzuar me emrin Stella. Lajmi është konfirmuar nga 48-vjeçari me anë të postimeve në rrjetet sociale.

“Sot ka qenë dita më e bukur e jetës sime. Tani e kuptoj emocionin që një prind provon kur i vendosin në krahë foshnjën e tyre të vogël. Për këtë mrekulli që jeta na ka dhuruar unë do të jem mirënjohës për gjithë jetën. Të dua. Mirëserdhe Stella,”-shkruan Vieri.
