Kartolina e Krishtlindjeve e familjes Kardashian është anuluar dhe ja për çfarë arsyeje

Sezoni i Krishtlindjeve nuk ka asnjë kuptim pa kartolinën e familjes më të famshme në botë, atë të Kardashians. Por duket se ky do të jetë një kujtim i largët, sepse pas sherrit të bujshëm që ndodhi mes Kim dhe Kourtney vitin e shkuar, kartolina e Krishtlindjes është gjëja e fundit që mendojnë të bëjnë së bashku. Ndaj këtë fundvit, duket se nuk do të kemi një foto në grup, por secili do të gëzojë në shtëpinë e vet.

“Mendoj se pas dramës që ndodhi vitin e shkuar, ndoshta nuk do të kemi një kartolinë Krishtlindjes këtë vit” – shkruan një nga ndjekësit besnik të familjes Kardashian.

Dhe Kim, i jep plotësisht të drejtë!

“Wow, më lexove mendjen” – sqaron Kim, mbi postimin e fansit.

Vitin e shkuar, Kim dhe Kourtney shpërthyen në një sherr gjigand për shkak të orarit të setit  fotografik, madje Kim ofendoi të motrën me fjalët se ajo është më pak e rëndësishmja për t’u parë.

Share With:
Translate »
829 Views