Ardit Gjebrea tregon pengun: Gabimi që bëj me Annën
Mbrëmjen e kaluar në Tiranë u organizua takimi I radhës i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, me prindër e fëmijë, dashamirës të librit.
Mes personave mbështetës të kësaj nisme ishte edhe kantautori dhe njëherësh miku i ministres Kumbaro, Ardit Gjebrea.
“Libri është një nga ato gjërat e shëndetshme që ne, pa diskutim, duhet ta bëjmë, kështu që, duke nisur nga vetja, me një turp të madh, por duhet ta pranoj sepse nuk dua të gënjej. Nuk lexoj, me Annën sidomos, por duhet të lexojmë dhe duhet t’u japim këtë kulturë fëmijëve tanë. Kështu që një shuplakë ia dhashë vetes dhe pastaj të gjithë atyre që sillen po njësoj”, – tha Arditi.

“Libri është një nga ato gjërat e shëndetshme që ne, pa diskutim, duhet ta bëjmë, kështu që, duke nisur nga vetja, me një turp të madh, por duhet ta pranoj sepse nuk dua të gënjej. Nuk lexoj, me Annën sidomos, por duhet të lexojmë dhe duhet t’u japim këtë kulturë fëmijëve
tanë. Kështu që një shuplakë ia dhashë vetes dhe pastaj të gjithë atyre që sillen po njësoj”, – vazhdoi ai.
Gjebrea u shpreh se kjo iniciativë e Ministres u kujton të gjithëve rëndësinë e librit, pavarësisht jetës dinamike dhe punës që rrëmben përditshmërinë e secilit.
