Festojnë në familjen Istrefi, motrat i bëjnë surprizën e veçantë nënës
Para pak kohësh motrat Istrefi kanë shpërndarë fotografi nga një festë e veçantë. Familja e këngëtarëve të njohura, Nora dhe Era Istrefi është mbledhur bashkë për të festuar një datë të veçantë.
Arsyeja që i mblodhi të gjithë për një darkë në një vend luksoz, ishte ditëlindja e nënës së tyre. Në rrjetet sociale këngëtaret kanë ndarë disa imazhe nga festa e vogël e tyre, por tepër e ëmbël, përmes së cilave e urojnë më të dashurën e tyre. Era, Nora dhe motra e tyre Nita në këto imazhe duken shumë të lumtura afër nënës së tyre. S’ka si nëna dhe duket se vajzat e vlerësojnë dhe e duan tepër.


