Loredana zbulon gjininë e fëmijës që pret me Mozzik

Mozzik dhe Loredana do të bëhen prindër për herë të parë. Dyshja nuk ka bërë asnjë reagim në publik për këtë lajm të madh por as edhe e ka mohuar.

Pak kohë më parë Loredana publikoi një fotografi të sajën në të cilën shkruante: “7 dhjetor 2018, është ende e fshehtë” dhe e shoqëronte me një simbol të gjinisë femërore.

Menjëherë fansat e saj filluan të dyshonin se Loredana zbuloi gjininë e fëmijës. Ajo i ka përforcuar këto dyshime pak orë më parë. Publikoi një foto prekëse të një nëne me vajzën e saj.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Loredana shkruante në gjermanisht:

“Vajza e një nëne të mirë do të bëhet nëna e një vajze të mirë”.

Share With:
Translate »
712 Views