Ermal Fejzullahu, një baba tipik shqiptar. “Jam fanatik, vajza ime nuk do…”

Është shumë i kërkuar në koncerte e emisione, por familjen e mban shumë larg famës. Ermal Fejzullahu i ftuar së fundmi në emisionin “N’drrimi i natës” në Kosovë tregoi se është një baba shumë fanatik për vajzat e tij.

Gjatë intervistës, përpos pyetjeve për kolegët e karrierën, Ermali rrëfeu se vajza e tij e madhe Buna, ka shumë vesh në muzikë, mirëpo ai nuk dëshiron që në të ardhmen ta shohë atë në skenë.

“Vajza e madhe ka vesh absolut. Ka luajtur në piano akoma pa u regjistruar, i ka gjetur tingujt veç me vesh. Por i dhemb zemra babës ta shohë vajzën në skenë sepse unë e di vetë. Jam rritur dhe nga babai im, edhe vetë dhe e di se çfarë ndodh në skenë, e di çfarë ndodh pas skene. Por i kisha uruar shëndet dhe ishalla ju prinë e mbara dhe talentin që e kanë, është kënaqësi për mua ta trashëgojnë. Unë jam pak fanatik, nuk kisha qef, nuk do mundesha ta shihja si këngëtare.”- është shprehur ai.

Me këtë përgjigje, Ermali na le të kuptojmë se rruga e muzikës nuk është aq e lehtë sa duket, e sidomos për një femër.

Share With:
Translate »
1058 Views